Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar të dielën masën e paraburgimit prej një muaji për Igor Popoviqin, ndihmësdrejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Vendimi u mor me kërkesë të Prokurorisë, e cila e akuzon për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Popoviq dyshohet se më 18 korrik, gjatë një fjalimi në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit, e ka quajtur UÇK-në organizatë terroriste, duke shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik dhe institucionet kosovare.
Ai u arrestua po atë ditë në pikën kufitare Bërnjak, ndërsa gjatë seancës dëgjimore, gjykata vlerësoi se çdo masë tjetër përveç paraburgimit do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e procedurës penale.
Deklaratat e tij kanë nxitur reagime të shumta, përfshirë kritika nga organizatat e veteranëve të luftës, si dhe thirrje për lirimin e tij nga zyrtarë serbë, të cilët e cilësojnë arrestimin si politik dhe të motivuar etnikisht.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
20 Korrik, 2025 22:07
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.