Gjermania në Gusht – çfarë ndryshon këtë muaj?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Korrik, 2025 23:10

Gjermania në Gusht – çfarë ndryshon këtë muaj?

Muaji gusht sjell një sërë ndryshimesh të rëndësishme në Gjermani, që prekin transportin publik, dokumentet personale, teknologjinë smart, energjinë diellore dhe sistemin e pensioneve.

Transporti dhe udhëtimet:

  • Linja hekurudhore Berlin–Hamburg mbyllet për rikonstruksion deri në prill 2026, duke shtuar 45 minuta në udhëtimet e shpejta.
  • Disa linja rajonale pezullohen, ndërsa të tjera zëvendësohen me autobusë të pajisur me Wi-Fi, porta USB dhe tualete.

Dokumentet personale:

  • Fotot në letër për ID dhe pasaporta nuk pranohen më – vetëm fotografi dixhitale me QR kod, të marra në terminale PointID ose studio të certifikuara.

Energjia dhe riciklimi:

  • Tarifat për energjinë diellore ulen për instalimet e reja:
    • Deri 10 kW: 7.87 cent/kWh
    • Deri 40 kW: 6.81 cent/kWh
    • Deri 100 kW: 5.56 cent/kWh
  • Nga 18 gushti, bateritë mund të dorëzohen falas në qendrat komunale të riciklimit, me etiketim të ri dhe QR kod për informacion mjedisor.

Teknologjia smart dhe AI:

  • Pajisjet smart me Wi-Fi/Bluetooth mund të shiten me shenjën CE vetëm nëse kanë siguri të lartë për të dhënat dhe përditësime të besueshme.
  • Modelet e mëdha të AI si ChatGPT dhe Gemini duhet të publikojnë dokumentacion mbi trajnimin dhe funksionimin, si dhe të etiketojnë përmbajtjet e krijuara nga AI.

Pensionet dhe përfitimet sociale:

  • Rritja e pensioneve prej 3.74% reflektohet normalisht nga gushti, pas rregullimeve të korrikut.
  • Barazimi përfundimtar i rregullave të pensioneve midis Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore përfundon këtë muaj.

Arsimi:

  • 1 gushti shënon fillimin e vitit të ri shkollor për klasat e para në shumicën e landeve gjermane.

Pagesat elektronike:

  • Arena Lanxess në Këln kalon në pagesa pa para cash, duke pranuar vetëm kartë ose metoda elektronike.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Korrik, 2025 23:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?