Turqia nis “Platformën e Paqes për Ballkanin”, synon mbledhje çdo gjashtë muaj

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Korrik, 2025 15:58

Turqia nis “Platformën e Paqes për Ballkanin”, synon mbledhje çdo gjashtë muaj

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka bërë të ditur se me udhëzimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan është themeluar “Platforma e Paqes për Ballkanin”, e cila synon të kontribuojë në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Takimi i parë u mbajt të shtunën në Stamboll, në nivel ministrash të Jashtëmi.

Fidan në një postim vonë të shtunën ka shkruar se platforma ka krijuar një hapësirë joformale dialogu politik “të sinqertë dhe të orientuar drejt qëllimeve konkrete”. Ai theksoi se synimi është institucionalizimi i bashkëpunimit mbi bazën e përfshirjes dhe pronësisë rajonale, si dhe nxitja e projekteve që fokusohen në mirëqenien e përbashkët.

Në takim u ra dakord për shkëmbim informacioni mbi proceset e anëtarësimit në BE, diskutime mbi çështje si arsimi, industria e mbrojtjes dhe problemet rajonale. Po ashtu, u vendos që në të ardhmen kjo platformë të mblidhet edhe në nivel liderësh, me mbledhjet që do të zhvillohen rregullisht çdo gjashtë muaj në Stamboll.

“E kemi theksuar se kjo nismë nuk është një alternativë ndaj mekanizmave ekzistues, por përkundrazi i mbështet ato. Turqia i jep rëndësi strategjike paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj konstruktiv”, deklaroi Fidan.

Maqedonia e Veriut u përfaqësua me ministrin e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Korrik, 2025 15:58
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“