Tentoi të vidhte BMW-n në Lushnje – Arrestohet 48-vjeçari nga Tirana

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2025 12:11

Tentoi të vidhte BMW-n në Lushnje – Arrestohet 48-vjeçari nga Tirana

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku një 48-vjeçar me precedent penal është arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit, teksa tentonte të vidhte një automjet tip BMW.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi G. K., banues në Tiranë, u pikas nga pronari i automjetit në momentin që po ndërhynte në centralinën elektronike të mjetit me qëllim vjedhjen. Pronari reagoi menjëherë duke njoftuar shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të cilat ndodheshin pranë zonës dhe ndërhynë pa vonesë.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi mjetet e përdorura për ndërhyrje, ndërsa ndaj të dyshuarit u krye arrestimi në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur rastet e tjera të mundshme të vjedhjeve ku mund të jetë i përfshirë 48-vjeçari. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2025 12:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.