Moska paralajmëron: NATO të mos e çojë botën drejt një përplasjeje të rrezikshme

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 08:17

Moska paralajmëron: NATO të mos e çojë botën drejt një përplasjeje të rrezikshme

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvillonte një takim të rëndësishëm me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti rus Vladimir Putin nuk qëndroi duarkryq. Kreu i Kremlinit zhvilloi biseda telefonike me presidentët e Indisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut, në një përpjekje për të forcuar lidhjet me vendet aleate të BRICS dhe për të treguar se Rusia nuk është e izoluar në skenën ndërkombëtare.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se “procesi i paqes do të jetë i gjatë”, por paralajmërimet ruse u bënë më të ashpra përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova. Ajo kritikoi ashpër praninë e trupave të huaja në Ukrainë dhe akuzoi Britaninë e Madhe se po “shtyn NATO-n drejt një konflikti global”, duke e cilësuar Londrën si aktorin më provokues në Perëndim.

“Londra, e fiksuar pas përshkallëzimit të konfliktit, po përpiqet të sabotojë përpjekjet e dialogut mes Moskës dhe Uashingtonit, duke e shtyrë NATO-n drejt një humne të rrezikshme”, deklaroi Zakharova.

Ndërkohë, në mediat shtetërore ruse u duk qartë triumfalizmi. Talk show-t dhe edicionet informative të mbrëmjes ironizuan liderët evropianë dhe përçuan mesazhin se Rusia tashmë ka fituar – ndërsa Europa, sipas tyre, është palë humbëse në këtë konflikt. “E gjithë koalicioni luftënxitës evropian fluturoi me Zelensky-n në Uashington, por as ndihma e tyre nuk e shpëtoi nga qortimet”, thuhet në një raportim të kanalit të parë rus.

Një tjetër komentator rus e krahasoi BE-në me një “plakë të përkulur që mezi ngre dorën”, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron u quajt “gorilla franceze”. Analistët rusë janë të bindur se takimi në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e afërt të luftës në Ukrainë.

Megjithatë, ndonëse retorika zyrtare është agresive dhe e sigurt, në ajër ndihet një lloj pasigurie. Tema si “denazifikimi” dhe “demilitarizimi” – dikur të zakonshme në fjalorin e Kremlinit – kanë zhdukur nga diskursi publik. Rusia thotë se ka fituar, por mbetet për t’u parë nëse bota do të pajtohet me këtë version.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 08:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?