Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Oqeanin Atlantik Jugor, duke shkaktuar lëkundje të forta që janë ndjerë deri në Argjentinë dhe Kili.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 710 kilometra në juglindje të Ushuaia-s, në zonën e njohur si Gryka Drake, që lidh Atlantikun Jugor me Oqeanin Paqësor.
Pas lëkundjeve, autoritetet kiliane lëshuan një paralajmërim për cunami për disa zona bregdetare dhe pjesë të Antarktidës. Deri më tani, nuk raportohet për dëme materiale apo viktima, ndërsa zona ku ndodhi tërmeti është e izoluar dhe me popullsi të rrallë.
Institucionet e monitorimit të sizmikës po vijojnë të ndjekin situatën, ndërsa qytetarët në zonat bregdetare janë këshilluar të qëndrojnë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
22 Gusht, 2025 10:28
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.