Aktivisti konservator amerikan dhe themeluesi i “Turning Point USA”, Charlie Kirk, ka ndërruar jetë mbrëmjen e 10 shtatorit 2025, pasi u qëllua gjatë një aktiviteti në Utah Valley University.
Sipas autoriteteve lokale dhe raportimeve nga mediat amerikane, Kirk u qëllua në qafë gjatë një aktiviteti të quajtur “Prove Me Wrong”, i cili ishte pjesë e turit të tij “American Comeback Tour”. Ai u transportua me urgjencë në Timpanogos Regional Hospital, ku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.
Charlie Kirk ishte një figurë e njohur në politikën konservatore amerikane. I lindur më 14 tetor 1993 në Illinois, ai themeloi organizatën studentore Turning Point USA në vitin 2012, duke u bërë një nga zërat më të fuqishëm të së djathtës në kampuset universitare. Ai gjithashtu ishte drejtues i podcast-it The Charlie Kirk Show dhe një mbështetës i fortë i Presidentit Donald Trump.
Vdekja e tij ka shkaktuar reagime të shumta në qarqet politike dhe mediatike në Shtetet e Bashkuara. Shumë figura konservatore kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe ndjekësit e tij.
Autoritetet në Utah kanë nisur hetimet për identifikimin dhe motivin e autorit të sulmit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
11 Shtator, 2025 10:50
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.