Apple pritet të hyjë në një segment të ri të tregut me një MacBook më të përballueshëm, i cili do të përdorë një procesor të serisë A – të ngjashëm me ato të iPhone-ve. Sipas analistit të njohur të zinxhirit të furnizimit, Ming-Chi Kuo, prodhimi masiv i këtij modeli pritet të nisë në tremujorin e katërt të vitit 2025, me lansim të mundshëm në fund të vitit ose në fillim të 2026-ës.
Laptopi, i përfolur për herë të parë në qershor, raportohet se do të ketë një ekran 33 cm (rreth 13 inç) dhe çipin A18 Pro, të njëjtin që gjendet në iPhone 16 Pro. Ky model do të ofrohet me një çmim fillestar të përfolur prej 599 dollarësh, duke e bërë atë MacBook-un më të lirë të Apple deri më sot.
Një tjetër risi është gama e ngjyrave, më e gjallë se modelet aktuale: rozë, e kaltër, e verdhë dhe argjendi klasik. Ky hap shihet si përpjekje e Apple për të tërhequr një audiencë më të gjerë, përfshirë studentët dhe përdoruesit që kërkojnë një laptop të lehtë, portativ dhe me çmim të arsyeshëm.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
18 Shtator, 2025 15:44
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.