Përdoruesit raportojnë problem të ri në YouTube, opsionet e kalimit të videove nuk funksionojnë
Problemet e YouTube nuk kanë të ndalur – dhe duket se secili është më i çuditshëm se tjetri. Përdoruesit po raportojnë një gabim të ri që prek një nga funksionet më bazike të platformës: opsionet për të kaluar në videon e mëparshme ose të ardhshme.
Normalisht, kur kalon me kursor mbi video, në këndin e poshtëm të majtë shfaqen shigjetat për të kaluar në videon tjetër ose të mëparshme, ndërsa në qendër ndodhet butoni për pauzë. Por kohët e fundit, shumë përdorues kanë vënë re se këto opsione nuk shfaqen më.
Disa raportojnë se problemi ndodh vetëm kur janë të kyçur në llogarinë e tyre, ndërsa kur janë të çkyçur, funksioni punon normalisht. Si zgjidhje e përkohshme, përdoruesit mund të përdorin shkurtoret e tastierës: “Shift + N” për videon tjetër, megjithëse “Shift + P” për videon e mëparshme nuk funksionon.
Fshirja e cache-it ndihmon përkohësisht, por problemi rikthehet shpejt. Deri tani, YouTube nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për këtë gabim, i cili vjen pas një sërë problemesh të tjera që kanë prekur platformën muajt e fundit.
Ekspertët e teknologjisë theksojnë se gabime të tilla, edhe pse mund të duken të vogla, dëmtojnë përvojën e përdoruesve dhe ndikojnë negativisht në reputacionin e kompanisë.
Flaka














