WhatsApp ka njoftuar se po teston një shtojcë të re sigurie që kufizon numrin e mesazheve që një llogari mund të dërgojë drejt një përdoruesi pa marrë përgjigje. Ky funksion është menduar kryesisht për të ndaluar mashtruesit dhe bizneset që dërgojnë mesazhe të padëshiruara, duke mos ndikuar në përdoruesit e zakonshëm.
Sipas raportimeve, çdo mesazh i dërguar pa përgjigje do të llogaritet në një kuotë mujore. Në momentin që marrësi përgjigjet, mesazhet e mëparshme hiqen nga kjo kuotë. WhatsApp do të shfaqë gjithashtu paralajmërime për llogaritë që i afrohen limitit, duke i ndaluar të tejkalojnë kufirin.
Meta, kompania mëmë e WhatsApp, theksoi se përdoruesit mesatarë nuk do ta arrijnë kurrë këtë prag, pasi funksioni është projektuar për të bllokuar spam-in, mesazhet promocionale të padëshiruara dhe tentativat e mashtrimit.
Ky është vetëm një nga hapat e fundit të ndërmarrë nga WhatsApp për të rritur sigurinë:
- Në vitin 2024 u mundësua anulimi i abonimit nga mesazhet promocionale.
- Në gusht 2025, WhatsApp prezantoi një njoftim të ri kur dikush jashtë kontakteve të tua të shton në një grup.
- Deri në gjysmën e parë të vitit 2025, platforma ka ndaluar mbi 6.8 milionë llogari të lidhura me qendra mashtrimi.
Ky funksion i ri pritet të testohet fillimisht në disa vende dhe më pas të shtrihet globalisht.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
20 Tetor, 2025 19:46
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.