YouTube ka prezantuar një funksion të ri për videot Shorts, me qëllim që të kufizojë shikimin e tepërt dhe të kujtojë përdoruesit për të bërë pushim. Sipas raportimeve të TechCrunch, opsioni i ri do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit dhe mund të aktivizohet nga Settings.
Përdoruesit do të kenë mundësi të vendosin një limit ditor kohe për shikimin e Shorts. Pasi të arrihet ky kufi, në ekran do të shfaqet një njoftim që i kujton ata të ndalojnë për pak. Aktualisht, njoftimi mund të mbyllet lehtësisht, por në përditësimet e ardhshme pritet që funksioni të lidhet me kontrollin prindëror, duke i dhënë prindërve mundësinë të vendosin kufij të detyrueshëm për fëmijët.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur shumë platforma sociale po përballen me kritika për krijimin e varësisë tek përdoruesit. Sipas Bloomberg Law, mbi 2 mijë padi janë ngritur kundër kompanive të rrjeteve sociale, me akuzën se platformat janë ndërtuar qëllimisht për të mbajtur njerëzit sa më gjatë online.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
23 Tetor, 2025 19:56
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.