“Farsë kundër UÇK-së” – Rama shpërthen nga Haga për procesin ndaj Thaçit

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2025 14:14 Përditësuar

“Farsë kundër UÇK-së” – Rama shpërthen nga Haga për procesin ndaj Thaçit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër pas vizitës së tij te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë, duke e cilësuar procesin si një “teatër turpi” dhe një padrejtësi të hapur ndaj Kosovës dhe UÇK-së.

“Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin, i cili u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se Lufta Çlirimtare e Kosovës nuk mund të njolloset nga ajo që e quajti një farsë e nisur nga akuza për trafik organesh:

“Luftën Çlirimtare të Kosovës nuk e përdhos dot një farsë e nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Strasburg dhe e vazhduar me absurditete e dëshmitarë groteskë në Hagë.”

Rama tha se e ka gjetur Thaçin në gjendje të mirë morale, pavarësisht kufizimeve:

“E kam gjetur komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt, edhe pse me ndalime absurde të të drejtave minimale.”

Sipas tij, gjatë takimit kanë biseduar për familjen, Kosovën, Shqipërinë dhe libra që Rama i ka dhuruar Thaçit, i cili – siç tha – me ironi e quan vendin e paraburgimit “institut”.

Në fund, Rama e quajti procesin një padrejtësi të rëndë në zemër të Europës:

“Kjo është një padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e shteteve të Europës dhe SHBA-së, e me fondet e taksapaguesve europianë dhe amerikanë.”

Ai e mbylli reagimin me një mesazh politik dhe simbolik:

“Bekuar qofshin Republika e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të burgosurit e saj pa gjyq, prej më shumë se pesë vjetësh, në mes të Europës së lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.” Gazeta Flaka

74
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2025 14:14 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
74
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?