Policia e Tiranës ka ndaluar një shtetase indoneziane 20-vjeçare, e identifikuar si Ayu Putri, e cila akuzohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”. Vajza kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë, së bashku me shoqe të tjera, me të cilat jetonte në një banesë me qira dhe punonte si pastruese në lokale të kryeqytetit.
Hetimet zbuluan se e reja kishte qenë pesë muajshe shtatzënë kur mbërriti në Shqipëri. Pas lindjes, rreth dy muaj më parë, ajo e braktisi foshnjën në ballkonin e banesës. Vajzat e tjera që jetonin me të njoftuan pronarin e shtëpisë dhe më pas policinë. Foshnja u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
Fillimisht, ndaj saj u hap një hetim në gjendje të lirë, por me urdhër të Gjykatës, ajo është tashmë e ndaluar dhe po përballet me akuzat e rënda.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
20 Dhjetor, 2025 18:20
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.