Tragjedia në Zvicër, zjarri nisi nga fishekzjarret e vendosura te shampanja

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 1 Janar, 2026 15:48

Tragjedia në Zvicër, zjarri nisi nga fishekzjarret e vendosura te shampanja

Dhjetëra njerëz kanë mbetur të vdekur dhe rreth 100 të tjerë të plagosur në një zjarr në një festë të Vitit të Ri në një vendpushim skish zviceran, në një nga vendet më ekskluzive të Zvicrës, Crans-Montana. Zyrtarët po e trajtojnë tragjedinë si pasojë e një zjarri, jo si sulm terrorist, tha një prokuror, duke shtuar se do të duhet kohë për të përcaktuar shkakun.

CNN raporton se sipas dy dëshmitarëve, zjarri vdekjeprurës në Crans-Montana u shkaktua nga fishekzjarrët e vendosur në shishet e shampanjave.

Kishte kamariere që mbanin shishe shampanje me fishekzjarrë mbi to, dhe i çuan ato afër tavanit, gjë që bëri që ai të merrte flakë”, tha një dëshmitar.

“Një kamariere qëndronte mbi supet e një kamariereje tjetër, dhe shishja dhe flakët ishin vetëm disa centimetra larg tavanit”, shtoi dëshmitari tjetër.

«Sapo tavani u përfshi nga flakët, brenda rreth dhjetë sekondash i gjithë klubi i natës u përfshi nga flakët”, tha dëshmitari i parë. “Ne të gjithë vrapuam jashtë duke bërtitur dhe kur u kthyem, kishte flakë”.

Të dy dëshmitarët i thanë rrjetit francez BFMTV se brenda lokalit ndodheshin të paktën 200 persona.

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 1 Janar, 2026 15:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?