Shqipëria me mbi 1 milion automjete: Një në dy qytetarë ka makinë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Janar, 2026 20:54

Shqipëria me mbi 1 milion automjete: Një në dy qytetarë ka makinë

Automotorizimi në Shqipëri vijon të shënojë rritje të vazhdueshme, duke reflektuar një shtim të ndjeshëm të numrit të automjeteve që qarkullojnë në vend.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në Shqipëri aktualisht qarkullojnë 33 kategori automjetesh, ku pjesën dërrmuese e përbëjnë autoveturat.

Vetëm gjatë muajit dhjetor, në vend janë futur 9,273 automjete, shifër kjo 26% më e lartë krahasuar me muajin nëntor. Ndërkohë, në dy muajt e fundit të vitit, importet kanë arritur në rreth 16 mijë mjete, duke shënuar një rritje prej 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Në total, gjatë një viti janë importuar afro 100 mijë automjete, rreth 1 mijë më shumë se në vitin 2024. Gjysma e këtyre mjeteve janë regjistruar për herë të parë në Tiranë, duke thelluar më tej ngarkesën e trafikut në kryeqytet.

Rritja e automjeteve është edhe më e dukshme nëse krahasohet me vitin 2019, pasi në vitin 2025 numri i mjeteve në qarkullim është 101% më i lartë.

Një tjetër element që bie në sy lidhet me vjetërsinë e automjeteve të importuara. Mbi 55% e mjeteve janë me moshë prodhimi nga 8 deri në 15 vite, çka ngre shqetësime për ndikimin në mjedis dhe sigurinë rrugore.

Automjetet që hyjnë në Shqipëri importohen kryesisht nga Koreja e Jugut, Gjermania, Italia, Kina, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualisht, në Shqipëri qarkullojnë mbi 1 milion automjete, çka do të thotë se një në dy shqiptarë zotëron një mjet. Ndërsa numri i makinave rritet ndjeshëm, infrastruktura rrugore mbetet pothuajse e pandryshuar, me theks të veçantë në shtimin e automjeteve për përdorim personal dhe jo për transport publik.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Janar, 2026 20:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?