Letra e Trump për Ramën: Shqipëria pjesë e bordit ndërkombëtar për administrimin e Gazës

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Janar, 2026 14:53

Letra e Trump për Ramën: Shqipëria pjesë e bordit ndërkombëtar për administrimin e Gazës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi letrën që i ka dërguar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump duke ftuar Shqipërinë të jetë pjesëmarrëse si vend anëtar themelues i Bordit të Paqes. Trump fton Shqipërinë për t’iu bashkuar bordit që do të shërbejë si qeveri tranzitore në Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës.

Rama shkruan se do të bëjë gjithçka për të lartësuar emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Në letrën e dërguar Trump e fton Ramën që t’i bashkohet asaj që ai e quan një përpjekje historike dhe Madhështore për forcimin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe njëkohësisht në marrjen e një qasje të re plot guxim për zgjidhjen e Konfliktit global.

“Arritja jonë sjell së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të PAQES së PËRHERSHME, një Nder i rezervuar për ata që janë të përgatitur të udhëheqin me shembullin e tyre, dhe të përkushtohen me mjeshtëri për një të ardhme të sigurt e të begatë për brezat që do të vijnë”, thuhet në letrën e presidentit amerikan.

Përveç Shqipërisë, ftesa të tilla kanë thënë se kanë marrë edhe udhëheqësit e Kandasë, Turqisë, Argjentinës dhe Paraguajit.
Një ditë më parë u publikuan edhe disa emra të tjerë që janë emëruar nga SHBA-ja për të qenë pjesë e bordit, mes tyre sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i dërguari special i presidentit Donald Trump, Uitkoff, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, dhe dhëndri i Trumpit, Kushner. Trump është kryetar i bordit.

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Janar, 2026 14:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?