Një aksident i rëndë rrugor në Rumani ka tronditur botën e futbollit grek, duke marrë jetën e shtatë tifozëve të PAOK-ut, të cilët ishin nisur nga Greqia drejt Francës për të ndjekur ekipin e tyre në ndeshjen kundër Lyonit.
Ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë udhëtimit të tifozëve, të cilët po udhëtonin me një mini-furgon. Sipas informacioneve paraprake, shtatë të rinj kanë humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje kritike dhe po luftojnë për jetën. Një person tjetër ka mbijetuar me lëndime të lehta.
Ndeshja mes PAOK-ut dhe Lyonit është planifikuar të zhvillohet më 29 janar dhe vlen për fazën e Ligës së Europës.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet pas aksidentit fatal. Sipas raportimeve, mini-furgoni ishte duke kryer një manovër parakalimi dhe, ndonëse shoferi kishte hapësirën e nevojshme për t’u kthyer në korsinë e tij, shkaqet e sakta të përplasjes mbeten ende të paqarta.
Autoritetet rumune kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta dhe dhimbje të madhe në komunitetin sportiv në Greqi.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
27 Janar, 2026 18:57
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.