Zuckerberg: 2026 do të jetë viti i inteligjencës personale artificiale
Meta ka publikuar raportin e fitimeve për tremujorin e fundit të 2025, duke treguar performancë të fortë dhe rritje të përdoruesve aktivë. CEO i kompanisë, Mark Zuckerberg, njoftoi se më shumë se 3.5 miliardë njerëz përdorin të paktën një nga aplikacionet e Meta çdo ditë, duke përfshirë Facebook, WhatsApp dhe Instagram.
Zuckerberg paralajmëroi se 2026 do të jetë një vit i madh për inteligjencën personale artificiale (AI), me produkte dhe funksionalitete të reja që do të krijojnë përvoja shumë më të personalizuara për përdoruesit. Përmes modeleve të mëdha gjuhësore, AI do të integrohet në Facebook, Instagram, Threads dhe reklamat, duke ofruar përmbajtje dhe rekomandime të përshtatura për çdo përdorues.
Në fushën e tregtisë, mjetet e reja me ndihmën e AI-së do të ndihmojnë përdoruesit të gjejnë produktet perfekte, ndërsa zhvillimet e pajisjeve si “syzet inteligjente” do të vazhdojnë të rriten, duke trefishuar shitjet vitin e kaluar.
Reality Labs do të fokusohet në pajisje veshëse dhe syze inteligjente, ndërsa Horizon synon të bëhet një platformë e suksesshme në mobile dhe VR. Meta Compute do të përmirësojë infrastrukturën e kompanisë për të ofruar inteligjencë personale për miliarda njerëz dhe biznese në mbarë botën.
Zuckerberg përfundoi se “2026 do të jetë viti kur AI do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si punojmë dhe jetojmë”, duke vendosur themelet për zhvillimin e ardhshëm të kompanisë.
Flaka
















