DeepMind prezanton “AlphaGenome”: Inteligjenca artificiale që mund të revolucionarizojë studimin e ADN-së

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Janar, 2026 20:10

DeepMind prezanton “AlphaGenome”: Inteligjenca artificiale që mund të revolucionarizojë studimin e ADN-së

Një model i ri i inteligjencës artificiale (AI) i zhvilluar nga DeepMind i Google, i quajtur “AlphaGenome”, mund të ndryshojë mënyrën se si shkencëtarët kuptojnë ADN-në, “recetën e jetës” që ndërton dhe drejton trupin e njeriut.

Sipas studiuesve, AlphaGenome mund të ndihmojë në identifikimin e mutacioneve që rrisin rrezikun për sëmundje si tensioni i lartë, demenca, obeziteti dhe kanceri, si dhe të përshpejtojë zbulimin e sëmundjeve të rralla gjenetike dhe zhvillimin e barnave të reja.

“Ne e shohim AlphaGenome si një mjet për të kuptuar se çfarë bëjnë elementet funksionale të gjenomit, gjë që shpresojmë të përshpejtojë kuptimin tonë bazë të kodit të jetës”, tha Natasha Latysheva, inxhiniere e studimeve në DeepMind.

ADN-ja e njeriut përbëhet nga rreth tre miliardë “simbole”, ku vetëm 2% janë gjene që prodhojnë proteina, ndërsa pjesa tjetër, e njohur si “gjenomi i errët”, ka rol të rëndësishëm në shëndetin dhe sëmundjet e njeriut. AlphaGenome mund të analizojë deri në një milion simbole ADN-je njëherësh dhe të parashikojë se si edhe ndryshimi i vetëm mund të ndikojë në funksionimin e gjeneve.

Modeli është përdorur tashmë nga rreth 3,000 shkencëtarë në mbarë botën dhe ka ndihmuar në studimin e obezitetit, diabetit dhe kancerit. Ekspertët e konsiderojnë AlphaGenome një hap të madh përpara në biologjinë gjenomike, duke e parë si një nga mjetet kryesore për terapitë gjenetike dhe zhvillimin e barnave të reja.

DeepMind ka fituar më parë Çmimin Nobel për Kimi në vitin 2024 për AlphaFold, një model që parashikon strukturën tredimensionale të proteinave, dhe AlphaGenome shihet si hapi i radhës për revolucionin e biologjisë dhe mjekësisë.

Flaka

196
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Janar, 2026 20:10

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
196
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?