Dhoma e Përfaqësuesve sfidon Trumpin, bllokohen tarifat ndaj Kanadasë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Shkurt, 2026 19:26

Dhoma e Përfaqësuesve sfidon Trumpin, bllokohen tarifat ndaj Kanadasë

Një tjetër sinjal politik shqetësues për Donald Trump në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor. Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar bllokimin e tarifave të reja ndaj Kanadasë, në një votim që përbën një goditje të drejtpërdrejtë për presidentin amerikan.

Pro ndalimit të tarifave votuan 219 deputetë, ndërsa 211 ishin kundër. Vendimtare rezultuan votat e gjashtë republikanëve, të cilët iu bashkuan demokratëve, duke sfiduar hapur linjën e Shtëpisë së Bardhë.

Ky zhvillim shihet si një dobësim i autoritetit politik të Trump, pasi shumica e tij në Dhomë nuk arriti të mbajë qëndrim të unifikuar. Analistët e konsiderojnë votimin si tregues të rritjes së pakënaqësisë jo vetëm në elektorat, por edhe brenda vetë Partisë Republikane.

Sipas disa sondazheve të fundit, përfshirë Gallup, “approval tracker” të revistës The Economist, Reuters/Ipsos dhe Real Clear Politics, mbështetja për punën e presidentit ka shënuar rënie të ndjeshme në javët e fundit.

Menjëherë pas votimit, Trump reagoi ashpër, duke paralajmëruar se republikanët që kundërshtojnë politikat e tij tarifore “do të përballen me pasoja në zgjedhje”, përfshirë edhe në garat paraprake brenda partisë (primaret).

Votimi pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në debatin ekonomik dhe në klimën politike para zgjedhjeve të mesmandatit, ku kontrolli i Kongresit mbetet në lojë.

Flaka

124

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Shkurt, 2026 19:26
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
124

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!