Rubio nga Bratislava: SHBA nuk kërkon vasalë, por partneritet të fortë me Europën

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shkurt, 2026 14:33

Rubio nga Bratislava: SHBA nuk kërkon vasalë, por partneritet të fortë me Europën

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zbutur tonet ndaj Bashkimit Europian gjatë nisjes së turit të tij europian, duke theksuar se Uashingtoni synon një partneritet të barabartë dhe jo varësi nga aleatët.

Ndalesën e parë ai e bëri në Bratislava, ku në një konferencë të përbashkët me kryeministrin sllovak, Robert Fico, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk duan që Europa të jetë e varur nga SHBA.

“Ne nuk po i kërkojmë Europës të jetë vasal i Shteteve të Bashkuara. Ne duam të jemi partneri juaj. Sa më të fortë të jeni, si në baza individuale në aspektin e vendeve, ashtu edhe kolektivisht si aleancë, sa më të fortë të jenë anëtarët e NATO-s, aq më e fortë është NATO”, tha Rubio.

Ai garantoi gjithashtu se SHBA nuk do ta braktisin NATO, duke hedhur poshtë spekulimet për një tërheqje të mundshme amerikane nga aleanca ushtarake.

Sipas mediave ndërkombëtare, Uashingtoni ka vendosur t’ua kalojë dy poste kryesore komanduese të NATO-s përfaqësuesve evropianë: selinë në Napoli, Itali, dhe atë në Norfolk, SHBA.

Në vijim të turit, Rubio pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin hungarez, Viktor Orbán, i konsideruar si një aleat i afërt i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shkurt, 2026 14:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?