Britania po shqyrton një ndalim të shpejtë të përdorimit të mediave sociale për personat nën moshën 16 vjeç, duke përfshirë edhe kufizime për chatbot-et e inteligjencës artificiale.
Muajin e kaluar, kryeministri britanik Keir Starmer nisi një konsultim publik për ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç. Qeveria tani po punon për ndryshime ligjore që do të mundësonin hyrjen në fuqi të masave menjëherë pas përfundimit të fazës së konsultimit.
Sipas raportimeve, ndalimi pritet të bazohet në modelin e aplikuar nga Australia, e cila u bë vendi i parë në botë që bllokoi aksesin në rrjetet sociale për personat nën 16 vjeç. Masa synon të mbyllë boshllëqet ligjore që kanë lënë jashtë rregullave të sigurisë disa platforma dhe chatbot-e të inteligjencës artificiale.
Autoritetet britanike theksojnë se iniciativa është pjesë e përpjekjeve për t’iu përgjigjur më shpejt rreziqeve digjitale që prekin të miturit, përfshirë varësinë nga rrjetet sociale, ekspozimin ndaj përmbajtjeve të dëmshme dhe ndërveprimet e pasigurta online.
Ndërkohë, edhe Spanja, Greqia dhe Slovenia kanë bërë të ditur se po shqyrtojnë masa të ngjashme, duke sinjalizuar një trend në rritje në Evropë për rregullimin më të fortë të hapësirës digjitale për të miturit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
16 Shkurt, 2026 14:46
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.