Ahmeti: Gjuha shqipe dhe flamuri janë të paprekshëm

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 19:33

Ahmeti: Gjuha shqipe dhe flamuri janë të paprekshëm

Ata që ëndërrojnë të prekin gjuhën shqipe dhe flamurin shqiptar i kanë bërë hesapet gabim. Poashtu nuk do të lejojmë të preket as shtetformësia e shqiptarëve, meqë ajo është e paprekshme. Ne nuk kemi ardhur nga ndonjë vend tjetër dhe ti i’a zëmë diellin ndokujt. Ne jemi në hisen tonë të diellit, jetojmë me gjuhën tonë dhe simbolet tona. Këtë mes tjerësh e tha mbrëmë në Dibër kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në takimin me qytetarët. Ai potencoi se shqiptarët nuk janë qiraxhi dhe nuk i cenojnë dhe ofendojnë të drejtat e tjerëve dhe nuk duan as Shqipëri të Madhe as Bullgari të Madhe, por duan Evropë të Madhe.

“Nuk duam të na përsëritet e kaluara, duam që të kemi një vetting me ekspertë ndërkombëtar nga Brukseli dhe Uashingtoni dhe le të shihet e kaluara e politikanëve. Këtë shtet mundemi ta ndërtojmë vetëm bashkë shqiptarët dhe maqedonasit si dy etni më të mëdha, prandaj mos tentohet që të cenohet gjuha, flamuri dhe përfaqësimi i drejtë, meqë në të kundërt organizimi i jonë do të jetë tepër i fortë dhe me një kundërpërgjigje të fortë”, tha Ahmeti. Ai duke kritikuar partinë në pushtet shtoi: “Nga diti Mickoski cilët amendamente duhet të preken për gjuhën shqipe, meqë nuk ishte anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Por këta qëllime ishin në Platformën parazgjedhore për ti arritur qëllimet kundër gjuhës shqipe”. Ai përcolli kritika të fuqishme kundër koalicionit VLEN në qeveri për të cilët shtoi se janë aty vetëm për të bërë përfitime individuale dhe as nga së afërmi nuk punojnë në interes të shqiptarëve dhe janë vasalë të VMRO DPMNE-së.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 19:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?