Alarm në Maqedoni: Po përhapet lija e dhenve dhe dhive!

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Shkurt, 2026 23:09

Alarm në Maqedoni: Po përhapet lija e dhenve dhe dhive!

Sëmundja lija e dhenve dhe dhive është konfirmuar në katër ferma, njoftuan nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV). Ata bëjnë të ditur se për herë të parë sëmundja është evidentuar para një muaji në një fermë në fshatin Llopatë të Kumanovës, kur Fakulteti i Mjekësisë Veterinare në Shkup konfirmoi praninë e virusit të lisë tek delet dhe dhitë.

Deri më tani, sëmundja është konfirmuar në katër ferma. Në vatrën e parë primare janë therur dhe asgjësuar në mënyrë të sigurt 65 dele. Në dy vatrat e tjera janë asgjësuar gjithsej 61 dele.

Agjencia ka ndërmarrë masa për parandalimin e përhapjes dhe vendosjen nën kontroll të sëmundjes, duke përcaktuar:

Zonë mbrojtëse prej 3 kilometrash

Zonë nën mbikëqyrje prej 10 kilometrash

Janë ndaluar lëvizjet e deleve dhe dhive në këto zona, po kryhet regjistrimi i të gjitha fermave dhe kontroll klinik i kafshëve, ndërsa në rast dyshimi merren mostra për testim laboratorik. Në fermat ku është konfirmuar sëmundja janë urdhëruar masa për pastrim, dezinfektim dhe trajtim të ambienteve, mjeteve dhe pajisjeve.

Po ashtu po zhvillohet hetim epidemiologjik për të përcaktuar burimin e mundshëm dhe mënyrën e përhapjes së sëmundjes. Është forcuar kontrolli i masave të biosigurisë në fermat brenda zonave të përcaktuara.

Për të parandaluar përhapjen:

Ndalohet funksionimi i tregjeve të bagëtive për dele dhe dhi në gjithë vendin

Ndalohet organizimi i panaireve, ekspozitave dhe aktiviteteve të tjera me këto kafshë

Sëmundja është e pranishme edhe në Greqi, Bullgari dhe Serbi.

Autoritetet theksojnë se sëmundja nuk është zoonozë, pra nuk transmetohet dhe nuk është e rrezikshme për njerëzit, por mund të shkaktojë humbje të mëdha ekonomike.

Qumështi i papërpunuar dhe produktet e tij nga zonat nën mbikëqyrje (10 km) mund të dalin në treg vetëm pas trajtimit termik/pasterizimit në 72°C për 15 minuta. Jashtë zonave restriktive, qumështi dhe produktet mund të përdoren normalisht.

Ndalohet lëvizja e deleve dhe dhive nga zonat e kufizuara për therje, përveç nëse kryhet në thertore të miratuar brenda zonës dhe pasi kafshët të kontrollohen klinikisht. Veterineri zyrtar duhet të marrë mostra për testim nga çdo kafshë e dyshimtë.

Edhe therja për nevoja shtëpiake në këto zona duhet të raportohet te shoqëria veterinare përkatëse, e cila kryen kontrollin klinik dhe njofton veterinerin zyrtar të Agjencisë. Gazeta Flaka

56

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Shkurt, 2026 23:09
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
56

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë