Një 32-vjeçar me shtetësi suedeze, i cili po qëndron përkohësisht në Dibër, është sulmuar të enjten në mbrëmje në qytetin e Manastirit, Maqedoni e Veriut.
Ngjarja ndodhi në rrugën kryesore të qytetit, “Rruga e Gjerë” ku disa të rinj rreth moshës 20 vjeç iu afruan dhe tentuan t’i heqin me forcë bluzën që kishte veshur.
Sipas denoncimit të bërë në polici, bluza kishte simbole që dyshohet se i përkisnin Shqipërisë, çka besohet të ketë qenë edhe arsyeja e sulmit. Kur kuptoi se nuk mund të mbrohej, 32-vjeçari vendosi t’ua dorëzojë vetë bluzën personave të panjohur, të cilët më pas u larguan nga vendngjarja.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut konfirmoi incidentin përmes një njoftimi zyrtar:
“Të enjten, rreth orës 19:50, në SPB Manastir, S.H.D. (32) nga Suedia, me qëndrim të përkohshëm në Dibër, raportoi se persona të panjohur i janë afruar dhe kanë tentuar t’i heqin bluzën me simbole të një shteti tjetër.” Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorëve të sulmit. “Po bëhen verifikime për ngjarjen dhe po merren masa për identifikimin e autorëve,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
31 Gusht, 2025 14:04
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.