Arjanit Hoxha kërkon dorëheqjen e Kostandinovskit: Po nxit urrejtje ndaj gjuhës shqipe

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2026 22:26

Arjanit Hoxha kërkon dorëheqjen e Kostandinovskit: Po nxit urrejtje ndaj gjuhës shqipe

Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arjanit Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Hoxha thekson se është për keqardhje që një gjykatës, i cili duhet të mbrojë Kushtetutën dhe rendin kushtetues të vendit, sipas tij, përmes deklaratave publike po shfaq urrejtje ndaj gjuhës shqipe dhe shqiptarëve.

“Është për keqardhje që një gjykatës, i cili duhet të jetë mbrojtës i Kushtetutës dhe rendit kushtetues të vendit, përmes fjalëve të tij ‘tradhtohet’ nga nënvetëdija, duke nxjerrë në pah urrejtjen ndaj gjuhës shqipe dhe shqiptarëve”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas tij, debati me persona si Kostadinovski bëhet i pakuptimtë, pasi qëndrimet e tij nuk mbështeten në fakte dhe argumente.

“Fatkeqësisht, debati me persona si Darko Kostandinovski bëhet i pakuptimtë. Qëndrimet e tij nuk mbështeten në fakte dhe as në argumente, por më tepër në shërbim të qarqeve që përpiqen me çdo kusht të krijojnë problem nga një çështje që është e pastër, e qartë dhe e garantuar si nga Kushtetuta, ashtu edhe nga Ligji për përdorimin e gjuhëve”, u shpreh ai.

Hoxha shtoi se gjuha duhet parë si pasuri dhe jo si kërcënim, duke sjellë edhe një shembull ndërkombëtar.

“Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, është i lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër kubanezë emigrantë dhe e gëzon plotësisht të drejtën të flasë gjuhën e tij amtare. Ndërkohë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, të lindur këtu prej brezash, përballen ende me interpretime shoviniste që përpiqen t’ua mohojnë ose kufizojnë të drejtën për përdorimin e gjuhës shqipe”, ka theksuar Hoxha.

Në fund, ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Kostadinovskit.

“Gjuha nuk është kërcënim për askënd. Ajo është pasuri, identitet dhe respekt për njëri-tjetrin. Prandaj Darko Kostandinovski duhet të japë dorëheqje sa më shpejt, sepse po luan me të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”, ka përfunduar Hoxha.

57

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2026 22:26
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
57

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë