Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është regjistruar dje rreth orës 11:45 në një fshat të rrethinës së Tetovës.
Sipas informacioneve nga policia, efektivët e Policisë së Zherovjanit kanë arrestuar personin me inicialet SH.B. (31 vjeç), i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij 54-vjeçare.
Gjatë konfliktit familjar, i dyshuari ka sulmuar edhe bashkëshortin e nënës, i cili kishte ndërhyrë për ta mbrojtur atë. Më pas, 31-vjeçari i ka kërcënuar të dy me një mjet të mprehtë, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e tyre.
Policia ka ndërhyrë me shpejtësi në vendngjarje, duke e neutralizuar dhe arrestuar agresorin. Ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim penal për veprën “dhunë në familje”.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
27 Mars, 2026 11:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.