Artisti boshnjak Bozho Vreqo po vjen në Kosovë për të performuar në Prishtina Queer Festival 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 20:44

Artisti boshnjak Bozho Vreqo po vjen në Kosovë për të performuar në Prishtina Queer Festival 

Bozho Vreqo po vjen në Kosovë për ta hapur Prishtina Queer Festival, përmes të cilit do të performojë për herë të parë në Prishtinë.

Festivali Queer i Prishtinës do të hapet me një performancë nga ai në sallën e madhe të Pallatit të Rinisë më 6 shtator nga ora 20:00, transmeton Telegrafi.

Në një komunikatë nga Prishtina Queer Festival, përshkruhet puna e këngëtarit, i cili në punën e tij kombinon elemente të ndryshme për të ngjallur emocion te publiku.

“Vreqo është artist performues, këngëtar dhe tekstshkrues i muzikës “sevdah” nga Bosnja e Hercegovina. Kombinimi i elementeve fetare, boshnjake dhe shpirtërore janë lulet e një performance që të ngjall çdo emocion duke personifikuar dashurinë e një engjulli. Performancat e Vreqos janë magjike dhe përrallore, të cilat të ftojnë në një udhëtim shpirtëror me energji të pafundme për vallëzim”, thuhet në komunikatë.

Ai ka realizuar shtatë albume. Dokumentari rreth jetës së Vreqo që titullohet “Maldita”, që është prodhuar në Spanjë, fitoi çmimin prestigjioz “Goya” si filmi më i mirë dokumentar i festivalit. Bozho Vreqo momentalisht po zhvillon turnetë e tij në Evropë, Kanada, ShBA dhe në rajon.

Festivali Queer i Prishtinës këtë vit e organizon edicionin e dytë të festivalit në datat 6, 7 dhe 8 shtator. Përmes këtij festivali synohet promovimi i artit dhe kulturës LGBTIQ+ në Kosovë.

“Edicioni i dytë përfshin tre ditë me përplot aktivitete. Nata hapëse nis me koncertin magjik nga Bozho Vreqo dhe vazhdon me performanca të tjera surprizë. Dita e dytë e festivalit përfshin një punëtori, shfaqjen e filmave lokalë queer, publikimin e përmbledhjes së historive të personave LGBTIQ+ dhe një ndejë me artistë nga Berlini. Ndërsa, dita e tretë e festivalit përfshin po ashtu punëtori, shfaqjen e filmave ndërkombëtarë në bashkëpunim me festivalin e filmit Queer Lisboa nga Portugalia dhe një nejë në rrugët e Prishtinës me artistë lokalë dhe nga diaspora”, thuhet në komunikatë.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 20:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?