ASH: Dibra vazhdon të degradohet nga ky pushtet

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2026 16:46

ASH: Dibra vazhdon të degradohet nga ky pushtet

Dibra po përjeton një shkatërrim të qëllimshëm institucional përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me sistematizimin e ri, pushteti po e çmonton me vetëdije pikën kufitare të Bllatës, duke ia hequr Dibrës kontrollin mbi kufirin me Republikën e Shqipërisë dhe duke ia deleguar këtë kompetencë Stacionit Policor të Kërçovës.

Nga tre seksione të parapara për Qendrën Rajonale Perëndimore, njëri ishte planifikuar të vendosej në Dibër. Ky vendim është anuluar qëllimisht dhe seksioni po zhvendoset në Kërçovë, me synimin që prej andej të mbulohet e gjithë linja kufitare me Shqipërinë për Rrethin e Dibrës.

Kufiri ndërmjet Rrethit të Dibrës dhe Republikës së Shqipërisë është 47 kilometra. Është absurde dhe e papranueshme të pretendohet se një linjë kufitare me terren të vështirë dhe rëndësi strategjike mund të kontrollohet nga një qytet tjetër, dhjetëra kilometra larg.

Ky vendim rrezikon drejtpërdrejt sigurinë kufitare dhe e zhvesh Dibrën nga kompetencat e saj legjitime.

Dje u çmontua stacioni policor, për të cilin u mburrën në Kuvend. Sot po çmontohet edhe pika kufitare.

Kjo është një tjetër dëshmi se VMRO, përmes vasalëve të saj në VLEN, po vazhdon politikën e vjetër të zhbërjes së institucioneve shqiptare, duke e trajtuar Dibrën si territor periferik, pa zë dhe pa përfaqësim.

Kjo nuk është reformë. Kjo është diskriminim institucional i hapur.

Ne nuk do ta pranojmë këtë padrejtësi. Dibra meriton institucione funksionale, siguri reale dhe trajtim të barabartë. Çdo tentativë për ta dobësuar Dibrën do të kundërshtohet fuqishëm, publikisht dhe pa kompromis, në të gjitha instancat, thanë nga Aleanca për Shqiptarët. Gazeta Flaka

29

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2026 16:46
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
29

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“