Askush nuk beson më se autostrada nga Kërçova në Ohër do të përfundojë ndonjëherë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 22:16

Askush nuk beson më se autostrada nga Kërçova në Ohër do të përfundojë ndonjëherë

“Do të ndërtohet por kushedi kur” ky është qëndrimi i banorëve të Ohrit pas njoftimeve të djeshme se në një të ardhme të afërt do të duhet një orë e gjysmë për të arritur nga Shkupi në Ohër. Të “djegur” nga saga me magjistralen Ohër-Kërçovë, qytetarët tashmë nuk kanë pritshmëri të mëdha, përcjell FLAKA.

Shumica besojnë se autostrada Gostivar-Kërçovë do të ndërtohet, por jo brenda afatit të caktuar.

Arsyet kryesore për vonesën e projektit Kërçovë-Ohër ishin dokumentacioni i keq dhe jo i plotë, gërmimet gjeoteknike, shpronësimi i paligjshëm i tokës dhe procedurat administrative të zbatuara në mënyrë joefikase.

Afati i parë deri në të cilin duhej të përfundonte kjo autostradë ishte viti 2018. Pak muaj më parë u tha se më shumë se 45 për qind e punimeve ishin kryer.

Por menjëherë pas kësaj erdhi një Qeveri e re dhe afati fillimisht u shty deri në qershor 2021 dhe më pas deri në fund të vitit 2023. Pasi kaloi ky afat dhe qeveria ndryshoi sërish, tani premtimet janë që itinerari do të jetë gati deri në fund të vitit 2026. Një pjesë e madhe e ekspertëve thanë në disa raste se projekti ishte i nxituar që në fillim. FLAKA

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 22:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?