Atentati në Tiranë, dyshime se u ngatërrua objektivi

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2025 22:09

Atentati në Tiranë, dyshime se u ngatërrua objektivi

Kanë marrë një tjetër drejtim hetimet për atentatin me 4 të plagosur në Tiranë. Klan News mëson se policia ka dyshime të forta se autorët kanë ngatërruar shënjestër. Hetuesit mendojnë se objektiv ishte gruaja e Roan Brahimit, e cila ka makinë të ngjashme me atë që u qëllua mbrëmjen e të enjtes.

Burime për Klan News thonë se 45 minuta pas vrasjes së Gjovalin Prendit në Pllanë të Lezhës, autorët kanë pasur si qëllim edhe vrasjen e bashkëshortes së djalit të tij, i cili u ekzekutua në një atentat në maj të vitit të kaluar në Athinë.

Bëhet e ditur se gruaja e Roan Brahimit i njohur me emrin Sidorel Prendi përveç makinës së ngjashme edhe targat i ka thuajse të njëjta me atë ku udhëtonin 4 personat që u plagosën mbrëmjen e së enjtes. Gjithashtu gruaja e Brahimit banon në të njëjtën zonë me familjen e të plagosurve.

Gjatë kohës së ngjarjes mësohet se ajo nuk ka qenë në lëvizje. E pyetur nga policia, ka mohuar të ketë dijeni për autorët e mundshëm, dhe se nuk ka probleme me njerëz të tjerë.

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e krimit që ndodhi rreth orës 21:50.

“Atentatorët e kanë pritur automjetin në të cilin udhëtonin 4 personat e plagosur pranë këtij vendi në Unazën e Madhe, përballë tregut Agroushqimor. Sapo mjeti ka hyrë në rrugën dytësore për të shkuar në zonën e Lundrës është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre”, thotë gazetari Besar Bajraktaraj.

Shoferi 34-vjeçar ka tentuar t’i shpëtojë atentatit dhe ka vijuar lëvizjen për 1.4 kilometër deri sa është përplasur me një automjet tjetër. Aty më pas 4 të plagosurit u transportuan për në spital me një mjet tjetër.

Hetimet paraprake të policisë tregojnë se autorët, dyshohet të jenë dy persona, dhe lëviznin me një motor. Deri më tani, policia nuk ka zbuluar asnjë gjurmë të tyre. Nga këqyrja e mjetit të të plagosurve rezultoi se ai kishte 7 vrima nga plumbat.

Të plagosurit kanë deklaruar në polici se nuk kanë konflikte me askënd dhe nuk kanë arritur të identifikojnë sulmuesit. Asnjëri prej tyre, përfshirë shoferin, nuk ka precedentë penalë. Sipas informacioneve, katër të rinjtë kishin qenë në Shijak për të festuar një ditëlindje. Në spital, 11-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të plagëve në kraharor, ndërsa kushëriri i tij 17-vjeçar është transferuar për trajtim në një spital privat. Shoferi dhe 19-vjeçari tjetër janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e të enjtes në Tiranë, ku mes të plagosurve janë dy të mitur është një test për policinë e shtetit. Mos identifikimi i autorëve dhe mos vënia e tyre në pranga do të ishte një dështim për drejtuesit e policisë, që jo pak herë nuk kanë arritur të zbardhin ngjarje të rënda kriminale, që kanë shkaktuar reagimin e ashpër të shoqërisë.

Klan News

59

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2025 22:09
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
59

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë