Avokati nga Beogradi: Arrestimi im lidhet me “Sarajevo Safari” dhe Vuçiqin

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2025 09:36

Avokati nga Beogradi: Arrestimi im lidhet me “Sarajevo Safari” dhe Vuçiqin

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, i njohur për aktivitetin e tij kritik në rrjetet sociale, u arrestua të hënën nga autoritetet serbe dhe më pas u lirua për t’u mbrojtur nga liria. Pas lirimit, ai reagoi publikisht përmes Facebook-ut, duke sqaruar rrethanat e arrestimit dhe duke pretenduar se ndaj tij është ushtruar censurë.

Sipas Stojkoviqit, gjatë ndalimit iu konfiskua telefoni celular dhe iu ndalua postimi në rrjetin social X si dhe në platformën YouTube, çka e detyroi të reagojë përmes Facebook-ut. Ai deklaron se zyrtarisht arrestimi i tij është arsyetuar me postime të mëparshme ku kishte shkruar për EuroMaidan-in në Ukrainë, të cilin e kishte cilësuar si shprehje demokratike të vullnetit të popullit për integrim në Bashkimin Evropian, si dhe për përmendjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Slavko Aleksiqit në rrjetin X.

Megjithatë, Stojkoviq pohon se këto nuk janë arsyet reale të ndalimit të tij. Sipas tij, arrestimi lidhet drejtpërdrejt me kallëzimin penal që ai ka paraqitur kundër presidentit Vuçiq, duke e lidhur atë me çështjen e njohur si “Sarajevo Sniper Safari”. Ai thekson se postimet e tij për këtë temë kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, gjë që, sipas tij, ka nxitur reagimin e autoriteteve.

Me një ton ironik, Stojkoviq shtoi se rasti i tij duhet të arrijë deri te Elon Musk, pronari i rrjetit social X, duke e cilësuar situatën si një shembull të “censurës së hapur”.

Termi “Sarajevo Safari” i referohet pretendimeve se gjatë rrethimit të Sarajevës (1992–1996) persona të huaj, të ashtuquajtur “turistë snajperistë”, nga pozicionet e Ushtrisë së Republikës Serbe, qëllonin mbi civilë. Kjo çështje u rikthye në vëmendje pas dokumentarit “Sarajevo Safari” (2022) të regjisorit Miran Zupaniq, ndërsa në nëntor 2025, Prokuroria e Milanos hapi hetime për përfshirjen e mundshme të shtetasve italianë në këto krime lufte. Gazeta Flaka

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2025 09:36
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“