Babai i Mario Mitaj ka folur në një intervistë së fundmi ku shprehet mbi të ardhmen e djalit të tij.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është kthyer në një element të kërkuar në merkato ku disa klube, kryesisht italiane, kanë shprehur interes.
“Lokomotiva e trajton shumë mirë Marion, por ndihet pak i vetmuar. S’ka me kë të shoqërohet e të kalojë kohën. Ne si prindër ende nuk e kemi vizituar në Rusi për shkak të situatës politike.
Mario dëshiron të transferohet në një ekip tjetër ku do të ketë më shumë besim. Ka interes nga Italia dhe vende të tjera, por duhet parë se çfarë do të kërkojë Lokomotiva për transferimin e tij”, tha i ati i Mitajt.
Në mediet italiane është përfolur për Juventusin fillimisht, ndërsa javët e fundit ka qenë Lazio ajo që ka shprehur interes më konkret. Mbetet të shihet ç’do të ndodh pasi lojtari është nën kontratë me klubin rus.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
3 Korrik, 2024 12:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.