Barcelona përgatitet për sezonin pa sulmues të ri nëse dështon transferimi i Julián Álvarez

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Korrik, 2026 14:36 Përditësuar

Barcelona përgatitet për sezonin pa sulmues të ri nëse dështon transferimi i Julián Álvarez

Barcelona po përgatitet për mundësinë që ta nisë sezonin e ri pa një sulmues të ri në skuadër, nëse nuk arrin marrëveshje me Atlético Madrid për transferimin e Julián Álvarez.

Sipas raportimeve nga Mundo Deportivo, drejtuesit katalanas besojnë se aktualisht ka shumë pak sulmues të nivelit të lartë në treg që mund të transferohen me një çmim të arsyeshëm. Për këtë arsye, klubi nuk dëshiron të bëjë një lëvizje të nxituar për një alternativë tjetër.

Julián Álvarez mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për pozitën e numrit 9, por Atlético Madrid vazhdon të refuzojë të negociojë për largimin e sulmuesit argjentinas.

Në rast se marrëveshja nuk realizohet, Barça beson se mund të mbështetet te lojtarët aktualë. Ferran Torres, Dani Olmo dhe Raphinha konsiderohen si alternativa që mund të luajnë në rolin e sulmuesit qendror gjatë sezonit të ardhshëm.

Klubi katalanas tashmë po vlerëson të gjitha skenarët, ndërsa e ardhmja e Julián Álvarez pritet të jetë një nga çështjet më interesante të merkatos verore.

Flaka

394
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Korrik, 2026 14:36 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
394
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?