BDI kërkon dorëheqjen e Afrim Gashit: “Dështim institucional dhe turpërim i institucionit”

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Mars, 2026 23:59

BDI kërkon dorëheqjen e Afrim Gashit: “Dështim institucional dhe turpërim i institucionit”

Në reagimin e saj të fundit, BDI ka ngritur akuza të ashpra për zhvillimet gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar situatën si një nga rëniet më të ulëta të standardit parlamentar.

“Gjatë seancës së sotme, deputeti ynë Blerim Bexheti u përball me gjuhë fyese dhe insinuata të papranueshme në sallën plenare,” thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas tyre, përdorimi i një gjuhe të tillë përbën jo vetëm mungesë respekti ndaj deputetëve, por edhe cenim të drejtpërdrejtë të institucionit më të lartë përfaqësues në vend.
“Kur një deputete i drejtohet një kolegu me gjuhë të rrugës, ai nuk përfaqëson qytetarët – ai dëmton institucionin,” thekson më tej reagimi.

BDI vlerëson se ky nivel komunikimi nuk përfaqëson as gratë në politikë dhe as standardin që, sipas tyre, është ndërtuar ndër vite me punë dhe integritet. Përkundrazi, sipas partisë, raste të tilla e cenojnë rëndë këtë standard.

Një ndër kritikat kryesore të BDI-së lidhet me mungesën e reagimit institucional në momentin kur ndodhi incidenti.
“Më e rëndë është fakti që kjo ndodhi pa ndërhyrje. Kryetari i Kuvendit kishte detyrimin të ndalojë menjëherë këtë gjuhë dhe të mbrojë dinjitetin e institucionit. Ai nuk e bëri,” thuhet në deklaratë.

Në këtë kontekst, BDI e konsideron situatën si një dështim të qartë institucional dhe përgjegjësi direkte të drejtuesit të Kuvendit.
“Duke lejuar që seanca të degradojë në këtë nivel, Kryetari i Kuvendit ka turpëruar institucionin që përfaqëson dhe ka dështuar në detyrën e tij themelore,” theksojnë nga partia.

Në fund, BDI kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Kryetarit të Kuvendit, duke paralajmëruar për pasojat nëse raste të tilla tolerohen.
“Ky nuk është moment për relativizim. Nëse ky standard tolerohet sot, nesër bëhet normë,” përfundon reagimi.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës, deputeti Adnan Azizi kishte reaguar me tone të ashpra ndaj BDI-së, duke i akuzuar për provokime gjatë seancës dhe për mungesë respekti ndaj vlerave fetare dhe kombëtare. Gazeta Flaka

741
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Mars, 2026 23:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
741
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?