BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit – Shasivari duhet të japë dorëheqje
BDI ka reaguar ndaj heshtjes së ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, një javë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Në reagimin e saj, BDI thekson se Shasivari nuk ka dhënë asnjë qëndrim publik pas shpalljes së aktgjykimit, ndonëse, sipas partisë, ai kishte deklaruar para aktgjykimit se do të përcillte një mesazh për Kosovën dhe qytetarët e saj pas vendimit.
“Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë asnjë qëndrim”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Partia akuzon Shasivarin se me deklaratën e tij para aktgjykimit “barazoi viktimën me agresorin” dhe se kërkoi respektimin e një vendimi që në atë kohë ende nuk ishte shpallur.
BDI vlerëson se heshtja e ministrit pas shpalljes së aktgjykimit nuk e eliminon përgjegjësinë politike që, sipas saj, rrjedh nga deklaratat e mëparshme.
“Ministri i Drejtësisë nuk mund të heshtë kur duhet të japë llogari”, thuhet në reagim. Gazeta Flaka










