BDI, Partia e udhëheqësit Ali Ahmeti, sot mban kongresin e pestë

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Dhjetor, 2025 12:00

BDI, Partia e udhëheqësit Ali Ahmeti, sot mban kongresin e pestë

Opinion nga Ismet Sylejmani

Sot më 20 Dhjetor 2025, në Hotel Aleksandër Palace, në ora 13:00 fillon punimet Kongresi i Pestë i Partisë BDI, Parti e themeluar nga Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti!

BDI është në mesin e partive më të mëdha shqiptare në Ballkan dhe më e madhja Parti Politike Shqiptare në Maqedoni të Veriut!

BDI nën udhëheqjen e themeluesit dhe arkitektit të saj Ali Ahmeti, marshoi nga fitorja në fitore, nuk u ndal dhe nuk u mposht nga asnjë sulm që iu bë dhe nuk u rrëzua nga asnjë komplot që iu urganizua!

BDI me Ali Ahmetin në ballë mbrojti dhe përfaqësoi me sukses të gjitha gjërat e mira shqiptare, të cilat jo vetëm i përfaqësoi me besnikëri, por edhe i shtyu përpara me suksese edhe më të madha!

BDI me Udhëheqësin e saj të madh e të lavdishëm Ali Ahmeti, ka të drejtë të mburret, sepse bëri realitet ëndrra të mëdha të gjyshërve e stërgjyshërve, realizoi amanete heronjësh e dëshmorësh që derdhën gjakun për liri e barazi të popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut!

Me BDI-në dhe Ali Ahmetin udhëheqës të saj, Maqedonia e Veriut është shtet stabil dhe me kredibilitet të lartë në arenën ndërkombëtare!

BDI dhe Kryetari i saj Ali Ahmeti, kanë dhënë prova të qarta e të gjithanshme, se janë përfaqësuesit më legjitim të popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut, por edhe mbrojtësit më të mëdhenj të rendit kushtetues dhe ligjzbatimit me norma euroatlantike!

BDI dhe Ali Ahmeti janë aleat dhe mbrojtës të përjetshëm të aleancës së natyrshme shqiptare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

BDI me Liderin e saj Ali Ahmeti, është Partia Politike Shqiptare, që hapur ka dalur kundër Rusisë dhe presidentit të saj Putin, por edhe kundër ndikimit destabilizues te Serbisë në Kosovë në veçanti dhe në Ballkan në përgjithësi!

BDI është Parti Politike Heroike Shqiptare!

Suksese edhe më të mëdha i urojmë BDI-së, por edhe Kryetarit të saj, Shokut e Mikut tim Ali Ahmeti!

67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Dhjetor, 2025 12:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?