BDI pretendon për politizim të Spitalit të Gjinekologjisë në Çair

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shkurt, 2025 14:04

BDI pretendon për politizim të Spitalit të Gjinekologjisë në Çair

Me indinjatë të thellë denoncojmë skandalin e paprecedentë që ka ndodhur sot në Spitalit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Çair, ku drejtoresha e kësaj klinike, Pranvera Izairi, në mënyrën më të turpshme dhe kriminale, ka shantazhuar punonjësit, duke i detyruar të marrin pjesë në një tubim partiak të VLEN-it në Komunën e Çairit, nën kërcënimin se në të kundërtën do të disiplinohen dhe se ata me kontrata të përkohshme do të pushohen nga puna, reaguan nga BDI.

Kumtesa:

Ky është abuzim flagrant me pushtetin, një poshtërim i hapur i profesionistëve shëndetësorë dhe një shkelje e rëndë e të drejtave themelore të njeriut! 

BDI – Dega Çair bën thirrje urgjente institucioneve shtetërore dhe faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjnë menjëherë për t’i dhënë fund kësaj çmendurie politike dhe këtij terrori ndaj punonjësve të spitalit. 

Inkurajojmë të gjithë punonjësit që të mos bien pre e këtij presioni, sepse shumë shpejt ky poshtërim do të marrë fund dhe ata që sot bëjnë mobing dhe shkelin dinjitetin profesional të mjekëve dhe infermierëve, do të japin llogari përpara ligjit dhe opinionit publik! 

Nuk do të lejojmë që institucionet publike të kthehen në vegla politike dhe as që njerëzit të trajtohen si pengje të interesave të ulëta të një grupi të dështuar politik!

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shkurt, 2025 14:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?