BE-ja i ofron Moldavisë ndihmë financiare në vlerë rreth 2 miliardë euro

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 20:24

BE-ja i ofron Moldavisë ndihmë financiare në vlerë rreth 2 miliardë euro

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje moldavëve të votojnë në dy palë zgjedhjet vendimtare të këtij viti dhe njoftoi se Bashkimi Evropian do ta ndihmojë me 1.8 miliard euro ekonominë e Moldavisë në tri vjetët e ardhshme.

Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, po garon për mandatin e dytë në zgjedhjet e 20 tetorit, gjatë të cilave moldavët do ta thonë fjalën e tyre gjithashtu nëse duan t’i bashkohet BE-së.

Von der Leyen, e cila e vizitoi Moldavinë më 10 tetor në shenjë mbështetjeje për synimet e saj evropiane, inkurajoi moldavët në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sandun që të dalin dhe të votojnë për të shprehur “zgjedhjen e tyre të lirë dhe sovrane,” por u përmbajt duke mos u thënë se si të votonin.

Nën drejtimin e Sandut – e cila u arsimua në Shtetet e Bashkuara dhe erdhi në pushtet pasi e mundi Igor Dodonin, të mbështetur nga Rusia, në vitin 2020 – Moldavia ndryshoi rrugën drejt Perëndimit, duke dënuar pushtimin e paprovokuar Ukrainës nga Moska dhe duke iu bashkuar regjimit të sanksioneve të BE-së kundër Kremlinit.

Moldavia e mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2022 dhe hapi negociatat për anëtarësim me bllokun në fillim të këtij viti. Këta hapa nxitën Rusinë të shtonte përpjekjet për ta minuar besueshmërinë në Qeverinë e Moldavisë dhe për të paraqitur Moskën si një alternativë më të mirë për të ardhmen e Kishinjevit.

Von der Leyen tha se “vendi i Moldavisë është në Bashkimin Evropian”, dhe se anëtarësimi në bllok mund të kontribuojë në “dyfishimin e ekonomisë së vendit në 10 vjetët e ardhshme”.

Ajo tha se paketa prej 1.8 miliard eurosh do të përdoret për të investuar në “zonat që do të gjenerojnë rritje ekonomike dhe shërbime publike”, si riparimi i shkollave, ndërtimi i dy spitaleve të reja në qytetet Balti dhe Cahul, ndërtimi i rrugëve dhe urave për të lidhur Moldavinë me fqinjët e saj, por gjithashtu edhe zhvillimi i rrjetit energjetik të vendit.

Këto palë zgjedhje shihen si vendimtare për të ardhmen e Moldavisë, një vend me 2.5 milionë banorë që shtrihet midis Rumanisë dhe Ukrainës, ku Rusia vazhdon të ushtrojë ndikim të madh dhe mban më shumë se 1.000 trupa në rajonin separatist të Transdniestrit, 33 vjet pas pavarësimit të Moldavisë nga Bashkimi Sovjetik.

Von der Leyen vlerësoi Sandun për “përkushtimin e madh” të saj për “rrugën evropiane të Moldavisë” dhe për përparimet që ka bërë Moldavia drejt anëtarësimit në BE, duke përmendur “nisjen e reformave në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe përjashtimin e oligarkëve nga sektori ekonomik”.

Sandu e quajti ndihmën financiare të BE-së “simbol të besimit në potencialin e Moldavisë për zhvillim”.

“Faleminderit, e dashura Ursula, për ndihmën tuaj për Moldavinë gjatë gjithë këtyre viteve”, tha Sandu./REL

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 20:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?