Bekim Sali: VLEN përcakton prioritetet politike, në fokus provimi i jurisprudencës në shqip dhe përfaqësimi i drejtë

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Nëntor, 2026 23:52

Bekim Sali: VLEN përcakton prioritetet politike, në fokus provimi i jurisprudencës në shqip dhe përfaqësimi i drejtë

Kryesia Qendrore e VLEN-it ka diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe ka përcaktuar prioritetet për periudhën e ardhshme. Pas mbledhjes ka reaguar Bekim Sali, i cili ka bërë të ditur se në fokus të angazhimit të koalicionit mbeten disa çështje me rëndësi për qytetarët.

Sali ka theksuar se VLEN do të vazhdojë angazhimin për realizimin e zotimeve programore, duke veçuar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, punësimin e rregullt, decentralizimin dhe integrimin evropian.

„Mbetemi të përkushtuar në koordinimin dhe realizimin e zotimeve tona programore, me përgjegjësi të plotë ndaj qytetarëve”, ka deklaruar Sali.

Ai ka nënvizuar se prioritet mbetet konkretizimi i premtimeve dhe përmbushja e përgjegjësive të marra para qytetarëve.

„Fjalët duhet të shndërrohen në vepra, ndërsa premtimet në rezultate konkrete. Për këtë kemi marrë përgjegjësi para qytetarëve!”, ka shkruar Sali.

Në këtë mënyrë, provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat renditen sërish ndër çështjet që VLEN deklaron se do t’i ketë në fokus gjatë periudhës së ardhshme. Gazeta Flaka

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Nëntor, 2026 23:52
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“