Blerja e pajisjes në MEPSO! VMRO-DPMNE: Prokuroria të hetojë se ku kanë përfunduar tre milionë euro

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 21:49

Blerja e pajisjes në MEPSO! VMRO-DPMNE: Prokuroria të hetojë se ku kanë përfunduar tre milionë euro

“LSD dhe BDI janë simbol i krimit, korrupsionit, skandaleve, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kompetencave për pasurim personal të individëve në radhët e tyre dhe personave të afërt me ta, thuhet në reagimin e sotëm të VMRO DPMNE-së. Qeverisja e LSDM-së dhe BDI-së është shënuar me skandale të shumta kriminale dhe korruptive, siç është ky i fundit në MEPSO, ku ka dyshime dhe indicie për keqpërdorim të tre milionë eurove të parave të qytetarëve. Kompania, nën udhëheqjen e njerëzve nga këto parti, ka lidhur kontratë për blerjen e një pajisjeje për tre milionë euro më të shtrenjtë se Plani Zhvillimor i planifikuar, të cilin e kanë miratuar vetë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Nën udhëheqjen e Zudi Enuzit nga i ashtuquajturi front i BDI-së dhe i emëruar nga LSD, në qershor të këtij viti MEPSO lidhi marrëveshje me kompaninë shqiptare “Shansi Invest” për blerjen e një pajisjeje për korrigjimin e profilit të tensionit të një stacioni transformator. Në Planin për Zhvillimin e Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike të MEPSO-s 2021-2030, buxheti i paraparë për pajisjen korrigjuese është 2.8 milionë euro, ndërsa në kontratën e lidhur me këtë kompani, e njëjta pajisje është 5,8 milionë euro, që është tre milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar. VMRO i I ka bërë thirrje Prokurorisë Publike që menjëherë të hapë rast dhe të hetojë se në xhepat e kujt ka përfunduar diferenca prej tre milionë eurosh”, thuhet në deklaratën e partisë në pushtet.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 21:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?