Bojkoti i marketeve në Gostivar, shitësit: U reflektua, blihen vetëm cigare | VIDEO

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 31 Janar, 2025 13:41

Bojkoti i marketeve në Gostivar, shitësit: U reflektua, blihen vetëm cigare | VIDEO

Edhe mesdita duket që nuk ka ndryshuar sa i përket bojkotit të marketeve nga ana e popullatës, raporton Flaka

Në bazë të thirrjes në internet për bojkot të marketeve për shkak të çmimeve të pakontrolluara, sot me datë 31.01.2025, shumë qytetarë kanë respektuar thirrjem duke shmangur të blejnë nëpër shitore.

Në disa raste, u vërejtën qytetarë tek blejnë, por kryesisht marketet janë të boshatisura.

Shitesja në njërën nga marketet e Gostivarit, i tha Flakës që klientët kryesisht blejnë cigare dhe bukë. 

Nga vëzhgimi në teren në intervalin kohor prej ora 11:30 deri në ora 12:30, u pa që trendi i orëve të para të mëngjesit vazhdon edhe në mesditë.

Iniciativa e cila fillimisht u zhvillua në Kroaci, ndërsa aksione të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Slloveni, ka marrë mbështetje nga opinioni i gjerë, si dhe nga partitë në pushtet dhe opozitë, ndërsa institucionet kompetente kanë paralajmëruar kontrolle rigoroze në markete dhe objekte tregtare dhe reagim të shpejtë në terren.

Kryeministri Hristijan Mickoski këto ditë ka shprehur mirëkuptimin për bojkotin dhe ka paralajmëruar shtim të kontrolleve dhe gjoba për tregtarët që shkelin ligjin dhe masat për mbrojtjen e standardit jetësor.

Ai dje nga foltorja e Kuvendit në seancën e pyetjeve për deputetë theksoi se nuk do të lejohet që individë të keqpërdorin pozitat e tyre dhe të përfitojnë në kurriz të qytetarëve.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës, edhe pse nuk është e lidhur me organizimin e iniciativave për bojkotimin e marketeve, mbështetë qytetarët në bojkotin e tyre. Kjo është e drejtë e tyre qytetare dhe qytetarët, respektivisht konsumatorët, kanë të drejtë të vendosin vetë se si dhe ku i shpenzojnë paratë e tyre, thanë prej atje.

Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren, kontrollon çmimet e produkteve dhe nëse ka rritje të paarsyeshme enorme të çmimeve dhe prishje të logjikës së tregut, do të përdorim të gjithë mekanizmat që kemi dhe do të miratojmë vendime dhe masa për të mbrojtur standardin e qytetarëve.

Edhe Oda e artizanaleve mbështet bojkotin e paralajmëruar të marketeve dhe u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë një zgjidhje më të drejtë dhe të blejnë te zanatçinjtë e vegjël.

Nga OARMV thonë se çmimet për bizneset e vogla dhe artizanatit janë më të ulëta dhe më të kapshme për të gjithë. Të premten, çmimet te zejtarët do të jenë dhjetë për qind më të ulëta për blerësit.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 31 Janar, 2025 13:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?