Bujar Osmani dhe Arta Bilalli Zendeli demantojnë listën e publikuar: Paralajmërojnë padi për shpifje

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Nëntor, 2026 20:35

Bujar Osmani dhe Arta Bilalli Zendeli demantojnë listën e publikuar: Paralajmërojnë padi për shpifje

Bujar Osmani dhe Arta Bilalli Zendeli, funksionarë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), kanë reaguar pas publikimit të një liste në disa portale, në të cilën pretendohet se figurojnë emrat e tyre si përfitues të pagave apo honorarëve nga partia. Të dy i kanë mohuar kategorikisht këto pretendime, duke paralajmëruar edhe masa ligjore ndaj mediave që kanë publikuar informacionin.

Ish-ministri dhe funksionari i BDI-së, Bujar Osmani, ka deklaruar se gjatë 20 viteve të angazhimit të tij politik në këtë parti nuk ka marrë asnjë pagesë.

“E përgënjeshtroj kategorikisht këtë informacion të pavërtetë! Në 20 vite angazhim politik në BDI, nuk kam marrë asnjëherë, as edhe një denar të vetëm nga partia. As pagë, as kompensim, as honorar!”, ka shkruar Osmani.

“Në të kundërtën, do të shfrytëzoj të gjitha mjetet ligjore për mbrojtjen e reputacionit dhe dinjitetit tim”, ka paralajmëruar Osmani, duke shtuar se “VLEN është shndërruar në kërcënim hibrid”.

Reagim ka pasur edhe nga nënkryetarja dhe zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, e cila gjithashtu ka mohuar se ka përfituar pagë apo honorar nga partia.

“Unë, Arta Bilalli Zendeli, nënkryetare dhe zëdhënëse e Bashkimit Demokratik për Integrim, në asnjë moment nuk kam marrë pagë ose honorar tjetër nga partia”, ka deklaruar ajo.

Bilalli Zendeli ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj portaleve që kanë publikuar emrin e saj.

“Të gjitha portalet që sot e kanë publikuar emrin tim, së shpejti do ta pranojnë padinë për shpifje dhe procesi më tej do të vazhdojë në gjykatë, sipas procedurës përkatëse!”, ka theksuar ajo.

Në reagimin e saj, Bilalli Zendeli ka shtuar se angazhimi politik për të nuk lidhet me përfitime financiare.

“Misioni, ideali dhe sakrifica nuk shpaguhen me para!”, ka përfunduar ajo.

Flaka Media

19

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Nëntor, 2026 20:35
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
19

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë