Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar takim me një delegacion arbëresh nga Vakarici i Italisë, të kryesuar nga kryetari Antonio Pomillo, në kuadër të vizitës së tyre të parë në Maqedoninë e Veriut.
Në fokus të takimit ishte forcimi i lidhjeve mes dy komuniteteve shqiptare, ndërsa është diskutuar edhe mundësia që Çairi dhe Vakarici të formalizojnë një bashkëpunim përmes binjakëzimit të dy komunave.
Palët kanë shqyrtuar mundësinë e realizimit të aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta në fushën e kulturës, ndërsa vëmendje i është kushtuar edhe disa çështjeve me rëndësi për shqiptarët në Shkup, përfshirë përdorimin e emërtimeve shqip të rrugëve në Çair dhe çështjen e Kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”.
Mexhiti e ka cilësuar vizitën si një hap fillestar drejt ndërtimit të një bashkëpunimi më të qëndrueshëm ndërmjet dy komunave dhe lidhjeve më të forta mes shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe komunitetit arbëresh në Itali. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
6 Shtator, 2026 21:11
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.