Shkoi i uniformuar në të pame te familja e Faton Hajrizit, suspendohet komandanti i policisë në Skenderaj
Është suspenduar nga puna komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj. Kjo pasi ai bashkë edhe me disa zyrtarë policorë kishin shkuar të uniformuar në të pame tek familja e Faton Hajrizit. Vendimi është marrë pas rekomandimit të Inspektoratit të Policisë.









