Shkoi i uniformuar në të pame te familja e Faton Hajrizit, suspendohet komandanti i policisë në Skenderaj

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 22:47

Shkoi i uniformuar në të pame te familja e Faton Hajrizit, suspendohet komandanti i policisë në Skenderaj

Është suspenduar nga puna komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj.

Kjo pasi ai bashkë edhe me disa zyrtarë policorë kishin shkuar të uniformuar në të pame tek familja e Faton Hajrizit.

Vendimi është marrë pas rekomandimit të Inspektoratit të Policisë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga IPK-ja.

Rekomandimi nga Inspektorati u bë të martën duke vlerësuar se togeri kishte bërë “Sjellje të rëndë diskredituese”.

Për rastin në fjalë janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet përfshirë këtë rast, veprimet e saja i ndërmerr komfor autorizimeve ligjore që ka dhe rekomandimeve të IPK-së, duke zbatuar të njëjtit”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv

Faton Hajrizi ishte duke vuajtur dënimin me burgim në burgun e Smrekonicës, kur më 06.07.2024 ishte arratisur nga atje.

Më pas, ai kishte vrarë një polic në Serbi dhe e kishte plagosur një tjetër. Pas kësaj vepre, forca të shumta policore serbe ishin vënë në ndjekjen e tij, dhe më 19 korrik u raportua se u vra.

Hajrizi ishte i dyshuar për një sërë veprash penale, në mesin e të cilave edhe për plagosjen e policëve kosovarë gjatë një plaçkitje në Skenderaj në vitin 2006 e më pas sërish plagosjen e dy policëve tjerë në një plaçkitje tjetër në Vushtrri. /Klankosova.tv

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 22:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?