Begaj vizitë zyrtare në tre vende baltike/ Takohet me homologun letonez: U sigurua mbështetja e plotë për integrimin e Shqipërisë në BE
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nisi sot vizitën shtetërore në Letoni. Riga ishte ndalesa e parë në Republikat Baltike. Kjo është dhe vizita e parë shtetërore e një Presidenti të Shqipërisë që ndërmerret në tre vendet baltike:Letoni, Estoni dhe Lituani.












