Real Madridi ka vetëm një mundësi për Nico Pazin, klauzola prej 80 milionë eurosh skadon në vitin 2027
Real Madridi ka vetëm një mundësi për ta rikthyer Nico Pazin në Santiago Bernabéu përmes klauzolës së riblerjes prej 80 milionë eurosh. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, kjo klauzolë është e vlefshme vetëm gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2027.










