Deri në fund të vitit pritet të mbahet seanca e përbashkët qeveritare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 21:40

Deri në fund të vitit pritet të mbahet seanca e përbashkët qeveritare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Në takimin bilateral ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ndër të tjera u diskutua edhe për organizmin e seancës së përbashkët qeveritare deri në fund të vitit 2024, transmeton Portalb.mk.

“Mbajtja e një mbledhje të përbashkët të Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe asaj të, Kosovës deri në fund të vitit, që do të mbahet në Prishtinë. Kjo mbledhje do të jetë një platformë e rëndësishme për shqyrtimin e ideve dhe projekteve të përbashkëta, si dhe për thellimin e bashkëpunimit midis resorëve kompetentë, që do të jenë në të mirën e të dy shteteve”, njoftoi zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

Ai theksoi përshpejtimi i procedurave për rrugën Prizren-Tetovë dhe rrugës Shkup – Bllacë, ishin nga çështjet që u diskutua në takimin e sodit.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë disa filluar disa projekte që prekin interesat e të dy vendeve, si rruga Shkup – Bllacë, Prizren – Tetovë, pika e përbashkët kufitare “One Stop Shop”, ekstradimi i të burgosurve, dhe çështje tjera, si incidenti me presidenten Vjosa Osmani në Shkup.

Ndryshe, sot (5 gusht) kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka pritur në qeveri kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, me të cilin ka zhvilluar takim tete a tetë. Dy kryeministrat folën për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen në rrugën eurointegruse të të dy vendeve.

Në vitin 2022 dhe 2023 ishte planifikuar organizmi i seancës së dytë të përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut por nuk ishte realizuar.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 21:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?