Detaje të reja për vdekjen e futbollistit 13-vjeçar nga Kumanova

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Maj, 2026 21:24

Detaje të reja për vdekjen e futbollistit 13-vjeçar nga Kumanova

Policia ka publikuar detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik ku humbi jetën futbollisti 13-vjeçar nga Kumanova. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, i mituri ndërroi jetë pasi u godit nga një veturë teksa po lëvizte me trotinet elektrik në fshatin Çerkez të Kumanovës.

Ngjarja ka ndodhur më 28 maj 2026, rreth orës 21:10, në rrugën rajonale Kumanovë–Shkup. Në aksident janë përfshirë një automjet i tipit “Mercedes” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga F.S. (24) nga Kumanova, dhe trotineti elektrik që drejtohej nga 13-vjeçari.

Pas aksidentit, i mituri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Nga MPB bëjnë të ditur se shoferi i automjetit është privuar nga liria vetëm pak minuta pas aksidentit, respektivisht në orën 21:20, në Stacionin Policor të Kumanovës.

“Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB-Kumanovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vdekja e të riut ka tronditur opinionin dhe komunitetin sportiv në Kumanovë, ku ai konsiderohej një talent i ri i futbollit.

Flaka

29

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Maj, 2026 21:24
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
29

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“